​OBSH: Të vaksinohet 60-70 për qind e popullsisë për të ndaluar koronavirusin

Përafërsisht 60 deri në 70 për qind e popullsisë së botës duhet të vaksinohen për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisës (OBSH).

- Advertisment -

Një vlerësim i tillë bazohet në disa studime, tha Catherine O’Brien, kreu i departamentit të vaksinimit të OBSH-së, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Ajo theksoi se shkalla e kërkuar e imunizimit për këtë pandemi do të bëhet më e qartë kur dihet më shumë rreth vaksinave që janë testuar deri më tani, raporton New York Times.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që të fillojmë të marrim më shumë informacion,” tha përfaqësuesja e OBSH-së.

Përveç asaj sa janë në gjendje vaksinat të parandalojnë infeksionin COVID-19, pyetja është nëse ato e bëjnë më të vështirë për njerëzit pa simptoma për të mbajtur virusin në hundë dhe fyt, dhe nëse e bëjnë më të vështirë transmetimin e virusit nga një person te tjetri, shtoi O’Brien.

LEXO EDHE:

Back to top button