Në Kroaci deri tani janë vaksinuar 5800 persona kundër koronavirusit

Në Kroaci deri tani janë vaksinuar afro 5800 persoba kundër koronavirusit Kovid-19. Vaksinimi ka filluar të dielën, ndërsa e para e pranoi 81 vjeçarja Branka Anishiq, nga Shtëpia për pleq. Ndërsa deri mbrëmë  janë vaksinuar diku rreth 5800 persona, prej të cilëve 4500 janë nga Shtëpitë e pleqve, ndërsa 1300 punonjës shëndetësorë.

Gjatë ditës së djeshme në Kroaci janë regjistruar 316 raste të reja të koronavirusit, ndërsa numri i rasteve aktive është 8036. Mes tyre 2720 janë të shtruar në spital. Gjatë ditës së djeshme jetën  e kanë humbur 68 persona. Ndërkohë që deri dje janë testuar gjithsejtë 996935 persona.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button