Parlamenti malazez miraton ndryshimin e Ligjit për Liritë Fetare

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare. Pro ndryshimeve votuan 41 deputetë të shumicës qeverisëse. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në punën e parlamentit, pasi ishin të pakënaqur me ndryshimet e propozuara në ligj.

Këto ndryshime u hartuan nga Qeveria e re malazeze, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe.

Të hënën mbështetësit e opozitës kanë zhvilluar protesta në kundërshtim të ndryshimeve në këtë ligj. Ligji për Liritë Fetare është miratuar nga Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Markoviq, në fund të vitit 2019.

Me këtë ligj, objektet dhe tokat fetare që kanë qenë të shtetit deri në vitin 1918, do t’i kalojnë shtetit nëse nuk ka prova se ato janë fetare. Që nga miratimi i këtij ligji, Kisha Ortodokse Serbe dhe opozita e atëhershme kanë organizuar protesta, të cilat kanë rezultuar edhe me ndryshim të Qeverisë malazeze.

Kisha thoshte se me këtë ligj, shteti dëshiron t’ia marrë pronën./REL

LEXO EDHE:

Back to top button