Greqia shënon rritje të ndjeshme të rasteve të etheve të Nilit Perëndimor, 13 vdekje
Organizata Kombëtare Greke e Shëndetësisë (EODI) njoftoi se javën e fundit, 47 persona janë sëmurë me ethet e Nilit Perëndimor në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 157, duke shtuar se 13 persona kanë vdekur nga virusi që nga fillimi i vitit.








