fbpx

​Putin: Rusia e gatshme të dërgojë policinë në Bjellorusi


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha sot se kolegu i tij bjellorus, Alexandër Lukashenko i kërkoi atij, nëse ishte e nevojshme, të dërgonte njësi policore si ndihmë për të qetësuar krizën në vendin e tij.

Lukashenko është përballur me javë të tëra protesta pasi shpalli fitoren e tij në zgjedhjet e 9 gushtit, të cilat opozita i konsideron të falsifikuara.

Putin i tha televizionit shtetëror rus se Lukashenko i kishte kërkuar që të përgatiste një njësi policore për ta dërguar në Bjellorusi nëse kjo do të ishte e nevojshme.

Rusia ka një marrëveshje bashkimi me Bjellorusinë që parashikon lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake dhe e sheh vendin fqinj si një pengesë kryesore për “zgjerimin perëndimor” dhe një blerës të rëndësishëm të energjisë ruse.

Sot, Lukashenko akuzoi fqinjët se ndërhynin hapur në punët e Bjellorusisë duke kërkuar zgjedhje të reja dhe tha se ata po zhvillonin një “luftë hibride” kundër saj.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, të cilat zgjeruan sundimin 26-vjeçar të Lukashenkos, duke thënë se ato nuk ishin as të lira dhe as të drejta, dhe u bënë thirrje autoriteteve që të fillojnë në dialog me opozitën.

LEXO EDHE:

Back to top button