Bastisje në Gjermaninë perëndimore për shkak të dyshimit për pastrim parash dhe evazion fiskal – ALSAT-M


Qindra policë kanë kryer bastisje në orët e hershme të mëngjesit në bare, çajtore dhe kazino ilegale në Gjermaninë perëndimore me ç’rast janë sekuestruar 34.000 euro, 19 makina slot dhe duhan, lajmëroi DPA.

Njëmbëdhjetë dyqane janë mbyllur për shkak të shkeljes së masave kundër koronavirusit.

Askush nuk është arrestuar, por bastisjet janë të lidhur me dyshim për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Herbert Rojl, ministër i Punëve të Brendshme i provincës gjermane Rajna-Vestfalia Verore, ku kanë ndodhur më shumë bastisje, tha se aksionet e policisë janë sinjal i rëndësishëm që tregon se shteti zbaton strategji për zero tolerancë kundër krimit.

LEXO EDHE:

Back to top button