Tërmet 7.7 në Indonezi, të paktën 40 viktima

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë mëngjesin e sotëm. Agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive bëri të ditur se ka edhe persona të tjerë të lënduar në shkallë të ndryshme, ndërsa theksoi se shifrat janë paraprake dhe mund të ndryshojnë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura. Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e personave që mund të kenë mbetur të bllokuar në ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti e dhjetëra lëkundjet pasuese të tokës. Pas tërmetit u lëshua edhe një paralajmërim për cunami, i cili u hoq rreth tre orë pas tërmetit të parë, i cili goditi ishullin Flores. Sipas autoriteteve lokale, lëkundja u regjistrua në një thellësi prej 15 kilometrash. Tërmetet me thellësi të vogël priren të shkaktojnë pasoja më të rënda në sipërfaqe.

LEXO EDHE:

Back to top button