27 zjarre në hapësirë të hapur, 6 ende aktive
Dje u regjistruan 27 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht, një është vënë nën kontroll dhe gjashtë janë aktivë. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov beson se duke marrë parasysh se kishte reshje lokale, ky numër është ende alarmant. Një zjarr në Krushëve është vënë në kontroll nga zjarrfikës vullnetarë kurse zjarri në Makedonski Brod digjet akoma. Zjarri pranë fshatit Kopance në territorin e Komunës së Jegunovcës është gjithashtu aktiv, duke u djegur lart në male dhe nuk përbën rrezik për vendbanimin.
“Dje kishte 27 zjarre në hapësira të hapura. Nëse e marrim parasysh se në disa pjesë të vendit kishte shi, ky numër është akoma alarmant. Prej tyre, 20 janë fikur, një është vënë në kontroll kurse gjashtë janë aktive në këtë moment. Do të veçoj zjarrin në territorin e Komunës së Krushevës, në zonën e fshatit Aldinci, ku mbrëmë dërgova një ekip reagimi të shpejtë të përbërë nga 20 zjarrfikës vullnetarë. Rezultatet janë të shkëlqyera. Zjarrfikësit vullnetarë punuan gjatë gjithë natës. Diku para orëve të para të mëngjesit, ata e shuan plotësisht këtë zjarr, për të cilin jam veçanërisht mirënjohës.” – Stojançe Angellov, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.








