Trump kërcënon: Hormuzi do të bëhet territor amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit “territor të Shteteve të Bashkuara”, në një deklaratë të bërë ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Iranin mbeten në ngërç. Gjatë një fjalimi në një akademi policie në Long Island, New York, Trump deklaroi se “shumë shpejt” do të caktojë ngushticën si territor amerikan.
Ai pretendoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë dhe se asnjë anije nuk mund të kalojë nëpër këtë rrugë ujore pa miratimin e Washingtonit. “Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, shumë shpejt do ta shpall ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Trump. ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë. Nëpër të kalon zakonisht rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë të transportuar nga deti, duke e bërë çdo ndërprerje të lundrimit një kërcënim të drejtpërdrejtë për tregjet globale të energjisë.







