Shporta e konsumit zvogëlohet, çmimet mbeten të larta
Gazetare: Amila Rashiti
Blerës që ankohen për çmimet e larta dhe shitës që ankohen për fuqinë blerëse mund të dëgjosh gjithkund në tregje. Në tregjet e gjelbra, blerësit thonë se kanë reduktuar blerjet e tyre.
“Çmimet janë katastrofë, nuk kam çfarë të tregoj. Janë shtrenjtë me rrogat që i marrim janë shtrenjtë, gjithmonë shporta më pak,” tha një banor.
“ Unë jetoj në Norvegji dhe këtu janë më të larta se në Norvegji edhe pse është atje standardi më i lartë, por këtu i kanë kaluar.”
Shitësit nga ana tjetër, nuk pajtohen se çmimet janë të larta.
“Çmimet janë super për këtë periudhë, janë vërtet shumë të mira për të gjithë dhe nuk janë shumë të shtrenjta. Kemi edhe produkte më të lira, edhe më të shtrenjta. Produktet i ndajmë në klasë të parë dhe klasë të dytë. Klasë të parë janë pak më të shtrenjta, ndërsa në klasë të dytë është gjithashtu e freskët, por më e lirë.”
“Të githa çmimet janë lirë, nuk është te paret, por prej të nxehtit populli nuk del në treg.”
Ka edhe shitës të cilët janë në vetëdije me çmimet e larta dhe akuzojnë personat përgjegjës që nuk ndikojnë në përshtatjen e çmimeve me pagat e qytetarëve.
“Populli nuk ka para, me 8000 denarë ndihmë sociale, a mundet të përballohet. 800 euro të jenë janë pak për një anëtar familje që i ka 8 persona ose 9 persona, a mund ta shtyejnë muajin me 8000 denarë. Çmimet janë katastrofë, shitje nuk kemi. Këtu duhet të ndikoj edhe qeveria, të mendojë për popullin.”
Sipas Entit të Statistikave në krahasim me qërshorin e këtij viti, në korrik ka regjistruar rënie për 1,1% në ushqim dhe pije jo alkoolike.








