​258 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi, shtatë të vdekur

Në 24 orët e fundit, 258 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Malin e Zi, nga 1.096 mostra të testuara dhe shtatë njerëz vdiqën, njoftoi sonte Instituti i Shëndetit Publik në Podgoricë.

Aktualisht ka 8,830 raste aktive në Malin e Zi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë është 637. Që nga fillimi i epidemisë, 44.542 njerëz janë infektuar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button