Izraeli kufizon fluturimet ndërkombëtare

Izraeli vendosi sot kufizime të reja në fluturimet ndërkombëtare, si pjesë e shtrëngimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

- Advertisment -

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tel Aviv do të mbetet i hapur, por vetëm udhëtarët që kanë blerë një biletë para orës 11:00 GMT sot mund të hipin në një fluturim jashtë shtetit”, njoftoi ministrja e Transportit, Miri Regev.

“Me të mbërritur në aeroport, duhet të paraqitet një referencë për të provuar datën e blerjes së biletës, si edhe një test negativ për COVID-19, sipas kërkesave të vendit të destinacionit”, shpjegoi ajo.

Izraelitët do të mund të kthehen në vend pa kufizime.

LEXO EDHE:

Back to top button