Ryan: Humbje të konsiderueshme nëse nuk bëjmë gjithçka kundër pandemisë

Humbje të konsiderueshme nga COVID-19 ose dyfishi i atyre ekzistuese, nëse nuk bëjmë gjithçka për të luftuar pandeminë, paralajmëroi sot zyrtari i lartë i OBSH-së, Michael Ryan.

“Nëse nuk bëjmë gjithçka që është e mundur, numri për të cilin po flisni nuk është vetëm i mundshëm, por fatkeqësisht shumë i mundshëm”, u përgjigj kreu i OBSH-së për Situatat Urgjente, Michael Ryan, në një konferencë për shtyp.

“Nëse nuk vazhdojmë të bëjmë më shumë, të evoluojmë, në natyrën, shkallën dhe intensitetin e bashkëpunimit tonë, atëherë po, ne do ta kemi atë numër dhe fatkeqësisht edhe më të lartë. Koha për veprim është tani “, shtoi ai.

Deri më tani, më shumë se 32 298 410 raste infektimi dhe të paktën 984 068 të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në botë.

LEXO EDHE:

Back to top button