Privohen nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
Ministria e Punëve të Brenshme njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Prej tyre, tetë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nga të cilët njëri ishte i mitur.
“Dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast njëri prej tyre ka shkaktuar aksident rrugor, ndërsa një shofer ka drejtuar automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale”, njoftoi MPB.






