​Gjermania kërkon nga PE të miratojë urgjentisht planin e ndihmës për COVID-19

Gjermania, si kryesuese e Presidencës së BE, i bëri sot thirrje Komisionit Evropian të përshpejtojë debatin dhe të miratojë buxhetin e unionit për periudhën shtatë-vjeçare të ardhshme me vlerë 1.8 bilionë euro sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo gjithashtu bën thirrje për miratimin e një plani të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia.

“Ne vërejmë se numri i njerëzve të infektuar me pandeminë e virusit korona po rritet përsëri në të gjithë Evropën,” tha ministri i Financave Olaf Scholz duke shtuar se ligjvënësit tani duhet të lëvizin për të garantuar një buxhet të shpejtë.

“Ne nuk kemi nevojë për një vonesë tani, kemi nevojë për rregullore sa më shpejt të jetë e mundur. Unë mund t’u bëj thirrje vetëm të gjitha palëve, përfshirë Parlamentin Evropian, të përmbahen nga taktikat e zakonshme të negociatave dhe të sigurohemi që një konsensus të arrihet së shpejti,” tha Scholz.

Buxheti dhe paketa përkatëse e ndihmës financiare të rimëkëmbjes duhet të miratohen dhe ratifikohen deri në fund të këtij viti në mënyrë që paratë për rimëkëmbjen të lirohen sa më shpejt të jetë e mundur vitin e ardhshëm, shtoi ai.

Qeveritë e vendeve të BE arritën një marrëveshje mbi paketën e rimëkëmbjes pas samitit maratonë në korrik, e cila tani duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe përveç kësaj ajo duhet të miratohet dhe ratifikohet nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të BE.

Eurodeputetët kanë kërkuar më shumë para për kërkimin dhe zhvillimin, duke detyruar një kalendar kohor për futjen e taksave të reja në të gjithë BE për të rritur shpenzimet, si dhe rregulla që do t’i bëjnë pagesat të kushtëzuara nga sundimi i ligjit, një kërkesë e kundërshtuar nga qeveria hungareze dhe ajo polake.

LEXO EDHE:

Back to top button