“Pucko Petrol” fiton sërish tender shtetëror, naftë për ministrinë e Artan Grubit

Tenderi i ri për kompaninë “Pucko Petrol”. Për 15 mijë euro do ta furnizojë me karburant Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve, të udhëhequr nga Artan Grubi, kuadër i BDI-së. Kompania “Pucko Petrol” është në pronësi të Asmir Jahovskit, djali të deputetit të BDI-së dhe ish-kryetarit të Plasnicës, Ismail Jahovski. Marrëveshja është publikuar sot. Kompania për nevojat e ministrisë për një vit duhet të sigurojë një ton benzinë ​​dhe 18 ton naftë për makinat zyrtare. Kriteri kryesor për fitimin e tenderit ka qenë çmimi më i ulët. Është paraqitur edhe një kompani tjetër. Ka pasur ankand elektronik ndërsa “Pucko Petrol” ka ofruar çmimin më të ulët krahasuar me konkurrencën.

Nga Qeveria për Alsat thonë se kjo kompani është zgjedhur si ofertues më i përshtatshëm sipas raportit për rrjedhën e ankandit elektronik për furnizim me karburant, të cilin automatikisht e gjeneron sistemi elektronik për furnizime publike, me një një ofertë negative prej 807.073 denarë.

Kjo do të thotë se “Pucko Petrol” e ka fituar firmën konkuruese me një dallim prej rreth 800 denarësh. Ndërkohë, në disa raste, shuma me të cilën kjo kompani ka marrë pjesë dhe ka fituar tenderë është më e ulët për vetëm një euro nga konkursi. Ndryshe, “Pucko Petrol”, sipas dokumenteve të Byrosë së Prokurimit Publik, ka pasur dy muaj aktiv – shtator dhe tetor. Të dhënat tregojnë se vetëm në shtator, kompania me bazë në Plasnicë ka fituar tenderë shtetëror me vlerë më shumë se gjysmë milioni euro. Në listën e institucioneve që do t’i furnizojë me karburant janë: komuna e Çairit, e cila menaxhohet nga kuadri i BDI-së, komuna e Prilepit, gjykata në Kërçovë, Klinika Universitare. Këtë muaj, “Pucko Petrol” nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për furnizim me karburant ekstra të lehtë. Tenderi është me vlerë prej një milion e treqind mijë euro ndërsa për rreth 300 mijë euro, Ministria e Brendshme do të sigurojë vauçerë të vlefshëm karburanti për makinat zyrtare të policisë. Tenderi më i lartë që “Pucko Petrol” e fitoi në tetor është tender i karburantit për NQP Shkup me vlerë prej 13 milion euro. Dy javë më parë, Antikorrupsioni theksoi se nuk ka konflikt interesi për sa kohë që “Pucko Petrol” fiton tenderë shtetërorë në të cilët ka konkurrencë, pavarësisht nga fakti që Ismail Jahoski është deputet nga radha e BDI-së.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button