​Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Me 69 “për”,   33 vota “kundër” dhe asnjë abstenim,  Glauk Konjufca është zgjidhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi gjithashtu me 107 “për” 6 kundër dhe asnjë abstenim deputetët kanë zgjedhur edhe tre nënkryetarë nga partitë me më shumë përfaqësues, respektivisht nënkryetarë të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bugujevci, nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza,  kurse Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nënkryetarët e rinj, nga partitë me shumicë shqiptare, janë zgjedhur me 107 vota për dhe gjashtë vota kundër.

Nga komuniteti serb, nënkryetar është zgjedhur Sllavko Simiq, derisa nënkryetar i pakicës joserbe është zgjedhur deputeti Bekim Arifi.

Të dy këta nënkryetarë janë zgjedhur me 91 vota për, gjashtë kundër dhe dhjetë abstenime.

Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të ekzekutivit të ri, 37 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në lidhje me: Kurti: Konjufca kryetar Kuvendi dhe u.d. President, pres ftesën për formimin e Qeverisë

Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Është aktivizuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që në fillimet e saj. Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.Ë.F. Hegel”. Në vitin 2010 u zgjedh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2014 u zgjedh deputet dhe u emërua si shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në të njejtin vit ai u emërua si Nënkryetar i Kuvendit deri me 12 mars 2015. Në legjislaturën e V-të ishte zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Në legjislaturën e VI-të ai u zgjedh Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ishte anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, z. Konjufca u zgjedh deputet dhe me 26 dhjetor të po atij viti ai u propozua dhe u zgjedh Kryetar i Kuvendit të Kosovës deri me 3 shkurt 2020. Me formimin e Qeverisë Kurti, Glauk Konjufca emërohet si Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri në qershor të vitit 2020.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

LEXO EDHE:

Back to top button