​Kolumbi, 8 të vdekur gjatë festimeve të Krishtlindjeve

Tetë persona janë vrarë gjatë festimeve të Krishtlindjeve në Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë

Gazeta “El Tiempo” raportoi se tetë persona vdiqën si rezultat i vrasjeve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit gjatë festimeve të Krishtlindjeve.

Sipas Anadolu Agency, zyrtarët thanë se niveli i vrasjeve ka rënë 76 për qind krahasuar me Krishtlindjet e vitit të kaluar.

Po ashtu, megjithëse në Bogota është shpallur orë policore në kuadër të masave kundër koronavirusit (COVID-19), 1.202 persona janë gjobitur për shkelje të rregullave.

Nga ana tjetër, kolumbianët kanë kaluar festimet e tyre të Krishtëlindjeve në shtëpitë e tyre këtë vit për shkak të shtetrrethimit në gjithë vendin.

Në Kolumbi, vend me një popullsi prej 50 milionë banorësh, numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 1,55 milion.

LEXO EDHE:

Back to top button