​Tre të vdekur dhe mbi 250 raste me COVID në Kosovë

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 257 raste me COVID-19 në Kosovë, ndërsa tre persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219 mijë e 502.

Në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 57.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 5 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button