​Varhelyi: Tregu i përbashkët do të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Tregu i përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor jo vetëm që do të kontribuojë në heqjen e pengesave në ekonominë rajonale, por gjithashtu do të përshpejtojë integrimin e rajonit në BE, vlerësoi sot komisionari evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Duke iu drejtuar Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF), Varhelyi tha se tregu i përbashkët rajonal i bazuar në standardet e BE, i cili po vendoset, ka një potencial të madh.

“Këto janë masa të rëndësishme që do të lehtësojnë tregtinë, por edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave, shërbimeve, njohjen reciproke të certifikatave, diplomave. E gjithë kjo kontribuon në rritjen e atraktivitetit të rajonit për investitorët dhe gjithashtu do të përshpejtojë integrimin e rajonit në BE,” tha ai.

“Ne po shikojmë mënyra për të integruar Ballkanin Perëndimor gjithnjë e më shumë në tregun e përbashkët evropian. Në disa sektorë, ne do të dëshironim që Ballkani Perëndimor të marrë pjesë edhe para se vendet të bëhen anëtare,” theksoi komisionari evropian.

Varhelyi tha se nuk kishte nevojë të shpjegohej rëndësia e Ballkanit Perëndimor për komunitetin ekonomik në Austri dhe Evropën Qendrore.

Ai vuri në dukje se integrimi i të gjithë rajonit është në interes të unionit evropian.

Sipas tij, qëllimi i qartë i Komisionit Evropian është të përshpejtojë procesin e integrimit.

Varhelyi vuri në dukje se Ballkani Perëndimor dhe BE tashmë janë thellësisht të lidhura ekonomikisht, duke shtuar se ai madje do të thoshte i integruar.

Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se vitin e kaluar, 68% e tregtisë së rajonit ishte me BE dhe se BE është një burim i më shumë se 60% të investimeve të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor.

Një rajon i tillë i lidhur me BE po kalon të njëjtat probleme dhe po përballet me të njëjtat sfida, siç është pandemia, e cila çoi në recesion.

Për të kapërcyer krizën, kujtoi ai, BE miratoi një plan investimi për rimëkëmbjen e Ballkanit Perëndimor, modeluar nga strategjia e saj për të stimuluar rritjen.

Ai theksoi se parashikon investime të konsiderueshme në infrastrukturën e trafikut, me qëllim të heqjes së të gjitha pengesave për transportin përgjatë korridoreve evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button