“1 Maji” Mickoski: Protesta e sindikatave, tradicionale
Kryeministri Hristijan Mickoski protestën e sotme të sindikatave për të drejta dhe paga më të larta për punëtorët e quan protestë tradicionale të 1 Majit të cilën sindikatat e kanë obligim ta mbajnë. Ndërkohë rikujton që një pjesë e sindikalistëve që sot protestojnë, kanë qenë pjesë e konferencave të përbashkëta në qeveri, kur janë arritur marrëveshjet për rritjen e pagave.
“Një pjesë e atyre sindikatave që sot do t’i shihni në protesta ishin me mua në konferenca për shtyp kur bashkërisht kemi arritur marrëveshje për të drejta më të mëdha për të punësuarit dhe paga më të larta. Kështu që, ja unë këtë sot protestën e tyre e klasifikoj në grupin e protestave tradicionale të 1 Majit të cilat në fakt edhe sindikatat duhet t’i bëjnë. E drejta e çdo qytetari është të protestojë dhe të luftojë për të drejta më të mëdha, ne jemi shtet demokratik, kjo është qeveri demokratike dhe ne atë të drejtë e respektojmë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.








