1 Prilli u shënua me aktivitete të shumta në kopshtet dhe shkollat fillore të vendit

1 Prilli u shënua me aktivitete të shumta në kopshtet dhe shkollat fillore të vendit

Gazetar: Avni Tahiri

Të veshur me kostumet e heronjve të tyre të preferuar të filmave vizatimorë, fëmijët e kopshtit Borëbardha sot shënuan 1 Prillin, ditën e gënjeshtrave.

“Çfarë do të behësh kur të rritësh? Polic. Unë jam veshur si pirate. Quhem Hana. Jam katër vjeçe. Unë jam veshur si bletë dhe quhem Jona. Unë jam Eida dhe kam veshur Unicorn me flutur. Unë jam Eliza dhe jam veshur si Borëbardha”, thanë fëmijët e kopshtit Borëbardha.

Përderisa disa kishin zgjedhur heronjtë, disa fëmijë të tjerë ishin veshur si mjeshtër.

“Do më thuash se si je maskuar sot? Në mjeshtër. Të shohim a punon motori? Po. Ja shikoje”, u shpreh një fëmijë e kopshtit Borëbardha.

Për punonjëset e kopshtit Borëbardha, është privilegj të punosh dhe edukosh fëmijët dhe është gjëja më hyjnore që mund të bëjë njeriu.

“Sot është ditë feste për ne dhe fëmijët. Ditën e një Prillit e kemi rutinë vjetore dhe çdo vit bëjmë programe të ndryshme dhe fëmijët na gëzojnë me veshjet e tyre të bukura, janë veshur nga më të ndryshmet dhe fëmijët shprehin gëzimin e tyre nëpërmjet figurave”, u shpreh Emerzate Avdija – Punonjëse në kopshtin Borëbardha

“Ky profesion është kënaqësi mbi të gjitha, nëse i donë fëmijët gjithmonë do të mbetesh fëmijë me ata. Sot është ditë e veçantë dhe çdo vit e festojmë dhe të gjithë fëmijët janë të lumtur, të buzëqeshur të veshur në heronjtë e tyre”, tha Ana Gjorgjieva – Punonjëse në kopshtin Borëbardha.

1 Prilli, njihet si Dita e Shakave apo Gënjeshtrave në mbarë botën. Kjo traditë, ka rrënjë të vjetra pagane dhe dikur simbolizonte ardhjen e pranverës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button