100 të vdekur nga luftimet në Nagorni-Karabak

100 të vdekur nga luftimet në Nagorni-Karabak

Gati 100 të vdekur është bilanci i shpërthimit të ri të tensioneve ne kufirin mes Armenisë e Azerbaixhanit. Ushtarë armenë e azerë shkëmbyen zjarr në afërsi të rajonit të shumëkontestuar të Nagorni Karabakut, duke ngjallur frikën e një rikthimi të luftës në shkallë të gjere të 2020-tës. Asnjëra nga palët nuk pranon përgjegjësinë, por ia hedh fajin krahut tjetër për provokimet që sollën këtë përflakje të re të situatës. BE-ja, Kombet e Bashkuara dhe SHBA-ja ndërhynë dhe kërkuan përfundimin e luftimeve të zhvillua në Nagorni-Karabakun, zonë brenda Azerbajxhanit e shpallur nga separatistët etnikë armenë si republikë e pavarur dhe e njohur më vonë si Artsakh./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button