" "
Ndërkohë gjatë ditës ka protestuar edhe diaspora shqiptare në disa qytete të Evropës. Me moton “Jo në emrin tim” u protestua në Oslo të Norvegjisë, Treviso të Italisë, në Graz të Austrisë e në Gjenevë. Protestuesit shprehin indinjatën e tyre lidhur me vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ditë më parë protesta pati edhe në disa qytete të Gjermanisë dhe në Helsinki./Alsat.mk.








