" "
VLEN ka akuzuar BDI-në se po përpiqet ta paraqesë si mbipartiak marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. “Nëse vërtet duan të protestojnë për ish-krerët e UÇK-së, atëherë protesta do të duhej të ishte pikërisht ndaj BDI-së dhe rolit të kryetarit të saj, Ali Ahmeti. UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së dhe nuk mund të përdoret si alibi për t’ia larë mëkatet”, reagon VLEN. Kjo parti pyet se cili ishte siç thotë pazari për mbështetjen e Gjykatës Speciale, çfarë përmban dosja e Hagës për dëshminë e Ahmetit dhe a ka lidhje Specialja me “Ballkanin e Hapur”. Nga VLEN theksojnë se UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së dhe nuk mund të përdoret për përfitime politike./Alsat.mk.








