Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

" "

Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar gjithsej 741.446 turistë, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit me rastin e Ditës Botërore të Turizmit.

Sipas Ministrisë, gjatë kësaj periudhe është shënuar rritje e numrit të turistëve të huaj. Ndër turistët e huaj që kanë vizituar më së shumti vendin janë ata nga Turqia, Gjermania, Serbia, Rumania dhe Shqipëria.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit thekson se zhvillimi i mëtejshëm i turizmit do të përqendrohet në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përmirësimin e shërbimeve turistike, si dhe në përdorimin e digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale.

Sipas Ministrisë, rezultatet pozitive paraqesin një nxitje shtesë për përmirësimin e ofertës turistike dhe për vazhdimin e promovimit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button