" "
Gjatë 24 orëve të fundit, policia në lokacione të ndryshme në vend ka privuar nga liria 21 shoferë dhe ka zhvilluar bisedë zyrtare me një person për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
Nga policia njoftojnë se 10 prej shoferëve kanë drejtuar automjete pa dhënë provimin e vozitjes, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Një person nga Makedonski Brodi ka drejtuar automjet edhe pse kishte ndalesë aktive për drejtimin e automjetit të kategorisë B.
Policia ka zhvilluar gjithashtu bisedë zyrtare me një 16-vjeçar, në prani të prindit, pasi kishte drejtuar motoçikletë pa patentë shoferi.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.








