Qytetarët mblidhen në Shkup, nis marshimi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

" "

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, para fillimit të marshit protestues me moton “Jo në emrin tim!”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marshi, i organizuar nga Këshilli Organizativ, do të nisë në orën 14:00, ndërsa ftesës për pjesëmarrje, duket se i janë përgjigjur qytetarë, veteranë të luftës dhe përfaqësues të shoqërisë civile e subjekteve politike shqiptare, të cilët organizatorët i ftuan para disa ditësh.

Organizatorët kanë bërë thirrje që marshi të zhvillohet në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button