Gazetare: Ajnur Bafqari
“Drejtësi, jo gjykim të historisë”, “Liria ka Emër” dhe “ Jo në emrin tim” Këto ishin mesazhet që mbanin në duar pjesëmarrësit në marshin në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së në Hagë.
Organizatorët, Gjykatën e Specializuar e cilësojnë si gjykatë të turpit, ndërsa dëshmitë i cilësojnë të rreme e si muhabete kafenesh.
U paralajmëruan protesta edhe në qytetet e tjera në vend, ku ka shumicë shqiptare.
Përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve dhe veteranëve, Arben Mustafa, tha se procesi në Hagë ka lënduar dhe thyer mijëra zemra shqiptare.
Në marsh foli edhe përfaqësuesi i studentëve, Jon Selimi, i cili tha se asnjë gjykatë nuk mund ta zhbëjë sakrificën e popullit të Kosovës.
“Ne, brezi i ri, nuk i kemi jetuar ato ditë, por jemi trashëgimtarë të një historie”, tha Jon Selimi, përfaqësues i studentëve.
Në marshin protestues kishte protestues edhe nga Kosova.
Protestuesit thonë se nuk do të ndalojnë shprehjen e revoltës deri në një vendim të drejtë që nuk e njollos UÇK-në dhe luftën e saj të pastër, kundrejt një agresori, që sipas tyre nuk e ka marrë dënimin e merituar./Epërditësuar/Alsat.mk.








