Skandali / Edi Rama nuk komenton provat

" "

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu drejtua opinionit nga aeroporti “Nënë Tereza”, pas kthimit nga Nju Jorku. Në qendër të fjalës së tij ishin zhvillimet e fundit në drejtësi, hetimi ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit, si dhe debati për korrupsionin dhe Reformën në Drejtësi. Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes apo provat e çështjes, duke theksuar se çdo akuzë duhet të provohet ose rrëzohet përmes një procesi të pavarur gjyqësor. Sipas Ramës, hetimi dhe gjykimi i ish-drejtueses së SHISH janë çështje ekskluzive të drejtësisë. Megjithatë, Rama ngriti shqetësimin për publikimin e të dhënave nga dosja hetimore, duke argumentuar se ekspozimi i informacioneve që lidhen me një institucion të sigurisë kombëtare mund të sjellë pasoja për shtetin. Rama kërkoi që çështja të diskutohet edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Vendosa t’ju drejtohem menjëherë nga këtu, në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’, sepse zhvillimet e ditëve të fundit, pas vendosjes së masës së arrestit shtëpiak për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ, kërkojnë një adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Sy më sy. Ishte padiskutim një masë ekstreme, po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni shumë kyç të shtetit. Po unë nuk kam as të drejtën dhe as qëllimin të hyj në përmbajtjen e dosjes, në vlerësimin e provave apo në arsyet që e kanë çuar prokurorinë ta kërkojë dhe gjykatën ta vendosë atë masë. Nuk e kam bërë në asnjë rast më parë dhe nuk do ta bëj as në këtë rast. Çdo dyshim i arsyeshëm, për këdoqoftë, duhet të hetohet deri në fund”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button