Ali Ahmeti nga marshi në mbështetje të krerëve të UÇK-së: Ky është vetëm fillimi, pasi revolta do të vazhdojë

" "

Kreu i BDI-së ALi Ahmeti, pjesëmarrës në marshin protestues në mbështetje të krerëve të UÇK-së kundërshtoi vendimin e Dhomave të Specializuara. Sipas Ahmetit dënimi nuk mund të bëhet në emër të shqiptarëve, pasi populli nuk i dënon çlirimtarët. Ai tha se sot në sheshin Skënderbeu është vetëm fillimi, pasi revolta do të vazhdojë.

“Një proces i konvertuar nga akuza e filluar nga Dick Marty për gjoja ndërmarrje kriminale për transplantim të organeve njerëzorë, pra ky dënim që është bërë në emër të popullit nuk i dënon populli çlirimtarët e vet me të gjitha këto marshe që bëhen, bëhen në drejtim të mesazhit për këtë gjykatë e në veçanti për prokurorinë për një vendim skandaloz dhe tërësisht politik. Këto aktivitete sigurisht që do të vazhdojnë në terë Kosovën por edhe në terë hapësirat ku jetojnë shqiptarët, në Maqedoni, sot në sheshin Skënderbeu është vetëm fillimi dhe shqiptarët në Maqedoni krahas shqiptarëve të Kosovës do të demonstrojnë. Pakënaqësinë e tyre dhe revoltën e tyre se në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët”, deklaroi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button