Kosova, para sfidës historike dhe gjasat për fitore

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ‘ndeshjen e jetës’ në Shkup ndaj Maqedonisë së Veritur në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

Në Shkup pritet një ndeshje e vështirë, e cila do të ofrojë një luftë shumë e madhe. Sipas lojtarëve të disponueshëm, formës dhe fushës në shtëpi, Maqedonia ka një avantazh për të fituar.

Arsyeja? Fakti që Kosova nuk ka fituar pesë ndeshje radhazi. Për ata që nuk besojnë, mund të provoni me 2-3 gola, një opsion që duket realist nëse shikoni takimet e fundit të të dy skuadrave. Te Maqedonia mungesa e vetme do të jetë Elif Elmas, i cili është zëvendësuar me Ferhan Hasanin e HJK Helsinkit dhe shqiptari nga Tetova është në formë të mrekullueshme.

“Dardanët” kanë udhëtuar drejt Shkupit për përballjen e madhe ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot, ata do të përballen me përfaqësuesen fqinje në stadiumin “Tose Proeski” me fillim nga ora 20:45 për një vend në finalen e ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Shalland ka shumë mungesa për këtë përballje, pasi mungojnë yje si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Amir Rrahmani dhe Samir Ujkani.

Përveç tyre, mungojnë edhe lojtarë tjerë si Besar Halimi, Idriz Voca dhe Bernard Berisha, i cili nuk është ftuar.

Megjithatë, Shalland dhe lojtarët janë gati për këtë përballje të madhe dhe optimizmi është i madh në taborin e “Dardanëve”.

LEXO EDHE:

Back to top button