Liverpulli mund Milanin, në një triler emocionesh

Skuadra e Liverpullit ka arritur të mposht Milanin me rezultat 3-2 në kaudër të rundit të parë të garave në grupe në Ligën e Kampionëve.  Ekipi i Jurgen Klopit, e nisi furishëm dhe shënoi në min e 9’ pas autogolit të Fikajo Tomorit. Vetëm pesë minuta më vonë, Mohamed Salah dështoi të shënonte nga penalltia në min e 14’.

Në vazhdim ‘Rossonerët’ u këndellen dhe arrite të barazojnë rezultatin në 1-1’ me Ante Rebiçit ndërsa dy minuta më vonë ishte Brahim Diaz që i dha epërsinë ekipit Italian.

Në pjesën e dytë “The Reds” u ndezën sërish dhe barazuan në min e 49’ me Mohamed Salah.

Ndërkohë vendosës ishte Xhordan Henderson, që shënoi golin e tretë për vendasit në min e 69’,  vulosi rezultatin përfundimtarë 3-2.

LEXO EDHE:

Back to top button