11 viktima nga cikloni Gabriel në Zelandën e Re, 13 të zhdukur

11 viktima nga cikloni Gabriel në Zelandën e Re, 13 të zhdukur

Cikloni Gabriel i cili goditi Zelandën e Re 2 javë më parë, ka lënë pas 11 viktima dhe deri tani raportohet për 13 persona të tjerë që i janë shtuar listës së të zhdukurve.

Më 12 shkurt, cikloni shkaktoi shkatërrime dhe zhvendosje shtëpish në zonën më veriore të vendit.

Kontakti me më shumë se 6 mijë persona nuk ishte i mundur për shkak se komunikimet u ndërprenë në shumë zona, gjë që u rikuperua shpejt pas riparimit të infrastrukturës kryesore.

“Marrja në kontakt me 13 personat e mbetur të zhdukur mbetet një prioritet për policinë dhe ne po punojmë sa më shpejt që të mundemi”, thanë sot përfaqësuesit e policisë së Zelandës së Re.

 

LEXO EDHE:

Back to top button