Belgjika apo Franca do të sfidojë Spanjën në finale?

Kombëtarja e Belgjikës do të ballafaqohet me Francën në stadiumin në Torino, në orën 20:45, në sfidën e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve. Të dy ekipet janë të kompletuara, dhe dëshirojnë ta marrin në shtëpi troufeun e këtij kompeticioni.

Didie Deshamps, trajneri i Francës

“Euro 2020, tani më është pas nesh. Tani është një trofe tjetër për të fituar, është gjysmëfinalja dhe njëra nga kombëtaret më të mira në botë. Ne kemi dhënë maksimumin që të arrijmë këtu nga një grupi mjaft kompetitiv. Ne kërkojmë që të fitojmë këtë trofe. Në të kaluarën ishin vetëm dy titujt ndërkombëtar, EURO dhe Botërori, ndërsa tani është edhe një trofe tjetër, dhe ne dëshirojmë që të fitojmë dhe të kemi në pronësinë tonë.

 

Fituesi i këtij dueli në finale e pret Spanjën në sfidën që do të luhet të dielën në stadiumin “San Siro” në Milano. Pritet një duel i luftuar deri në fund duke marrë parasysh yjet e shumtë që kanë në përbërje të dyja Kombëtaret.

 

Roberto Martínez, trajneri i Belgjikës

“Hans Vanaken ndoshta është në formën më të mirë në karrierën e tij. Sharll De Ketelaer është duke përfituar nga mungesa e Xheremi Doku-s dhe Dreis Martensit dhe kjo është një mundësi e artë për të. Ai e meriton që të jetë i përzgjedhur. Me Bashuain, Lukakun, Lkebakllon dhe De Ketelaerin, mendojë se kemi mjaft zgjidhje në sulm.

 

Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve, ndërsa kampion aktual është Portugalia.

LEXO EDHE:

Back to top button