VIDEO / Ronaldo vendos fituesin në goleadën në “Old Traford”

Mançester Junajted me përmbysje arriti që të mposht skuadrën e Atalantës me rezultat 3-2 edhe pse mysafirët kishin 2 gola epërsi pas pjesës së parë.

Mysafirët u treguan më efikas në fillim dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 15′ përmes Mario Pashaliç. “Djajtë e Kuq” morrën iniciativën që të barazojnë rezultatin, megjithatë ishte sërish ekipi italian që realizoi golin e dytë. Merih Demiral dyfishoi epërsinë e Atalantas me golin e tij në min e 29′, për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Gjiganti anglez u rikthye furishëm në pjesën e dytë, fillimisht Markus Rashford ngushtoi epërsinë e Atalantës në 1-2 në min e 53′. “Djajtë e Kuq” vazhduan me sulme dhe arritën të barazojnë gjithçka falë golit të Heri Meguires, në min e 75′.

Ndërsa heroi i këtij takimi ishte i zakonshmi Kristiano Ronaldo që shënoi gol të bukur me kokë në min e 84′ pas asistimi të Luk Shou-t, për rezultatin përfundimtarë 3-2.

Me këtë fitore, Man. Juanjted prin në Grupin F me gjashtë pikë, kurse Atalanta ëshë e dyta me katër pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button