Izraeli të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve ilegale, thotë BE
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen drejtuar Izraelit për të ndaluar ndërtimin e vendbanimeve ilegale, duke riafirmuar mbështetjen e saj për një zgjidhje me dy shtete në konfliktin palestinezo-izraelit dhe paqen e qëndrueshme.
“Vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe përfaqësojnë një pengesë të madhe për arritjen e një paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse midis palëve në zgjidhjen me dy shtete”, tha Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
Në deklaratë thuhet se BE-ja kundërshton me forcë zgjerimin e vendbanimeve dhe nuk do të njohë asnjë ndryshim në kufijtë e para vitit 1967, përveç atyre të rënë dakord nga palët.
“Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj qeverisë izraelite që të kthehet nga këto hapa të cilat janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet për të ulur tensionet dhe për të rivendosur qetësinë, të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve dhe të përqendrohet në avancimin e masave të ndërtimit të besimit, avancimin e ri-angazhimeve kuptimplota midis palëve”, thuhet në deklaratë.








