“Open Balkan”/ Flamujt e tre vendeve valëviten në rrugët e Beogradit

Takimi i radhës mes tre vendeve që janë pjesë e “Open Balkan”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillohet në Beograd sot.
Vendi ynë do përfaqësohet nga zv.kryeministri, Nikolla Dimitrov pasi pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zoran Zaev, u dorëhoq.
I pranishëm është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.