13 të plagosur pas të shtënave në një stacion metroje në New York

Disa persona u qëlluan me armë në stacionin e metrosë në Brooklyn të New York të martën në mëngjes. Departamenti i Zjarrfikësve në New York, raportoi se në metro janë gjetur po ashtu disa pajisje të pashpërthyera.

Sipas autoriteteve lokale 13 persona janë transportuar në spital. Mediat shkruajnë se departamenti i zjarrfikësve të qytetit është njoftuar rreth orës 08:30 të mëngjesit për një tym në metro. Atje u gjetën disa persona të qëlluar dhe u zbuluan pajisjet.

Policia tha se sipas raportimeve paraprake, dyshohet se autori është një mashkull i cili mbante maskë kundra gazit dhe një jelek portokalli ndërtimi. Ai është arratisur nga vendi i ngjarjes. Pas incidentit autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën në fjalë

LEXO EDHE:

Back to top button