131 gjoba në Shkup, 25 vozitës pa patentë shoferi
131 gjoba në Shkup, 25 vozitës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 131 shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, 25 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për vozitje në gjendje të dehur, shkruan Alsat.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për mos-regjistrimin e makinave, tre për vozitës fillestar, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 7 për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk