134 gjoba në Shkup, 17 vozitës pa patentë shoferi

134 gjoba në Shkup, 17 vozitës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 134 gjoba, prej të cilave: 11 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 1 gjobë u shqiptua për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 3 gjoba iu shqiptuan vozitësve fillestar, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe tre gjoba të tjera për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button