Rrugëtimi evropian i Ballkanit, sot sfida me Sllavia Pragën në Ligën e Konferencës

Rrugëtimi evropian i Ballkanit, sot sfida me Sllavia Pragën në Ligën e Konferencës

Ballkani do ta vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës, aty ku sot do të përballem me Sllavia Pragën në udhëtim.

Kampioni i Kosovës do të provojë të bëjë befasi në Pragë dhe të marrë tre pikë tejet të rëndësishme pas barazimit me CFR Cluj në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1, transmeton KosovaPress.
Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë kundërshtarin duke potencuar se përvoja e tyre në kompeticione evropiane i bënë ata që të jenë skuadër favoritë në grup.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fortuna Arena” me fillim nga ora 18:45.

Katër skuadrat e grupit G kanë nga një pikë pas ndeshjeve të rrethit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button