5 ushqime që i bëjnë mirë shëndetit tuaj

5 ushqime që i bëjnë mirë shëndetit tuaj

Në një dietë të ekuilibruar, disa ushqime dallohen më shumë se të tjerat për profilin e tyre ushqyes.

Me shumë mundësi keni dëgjuar më parë për superushqimet, por a e dini vërtet se cilat janë ato dhe mbi të gjitha çfarë i bën kaq super?

Është një fjalë së fundmi shumë në modë, që i referohet ushqimeve që ofrojnë përfitimet maksimale ushqyese, sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Ngrënia e një diete ushqyese të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë është një nga pjesët më të rëndësishme të një stili jetese të shëndetshëm. Shkenca gjithmonë na ka konfirmuar se ushqimet e pasura me lëndë ushqyese jo vetëm që janë të mira për linjat, por ulin ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të shumta kronike duke ofruar përfitime të shumta shëndetësore.

Cilat 5 superushqime që duhen përfshirë në dietën tuaj të përditshme për mirëqënien e plotë të shëndetit tuaj?

Çfarë është një superushqim dhe cilat janë përfitimet e tij?

Nuk ka një përkufizim të saktë të superushqimit. Disa ushqime janë aq ushqyese sa mund të duket sikur kanë superfuqi, por jashtë botës së marketingut, në fakt nuk ka superushqim të vërtetë, të paktën sipas standardeve shkencore.

Megjithatë, të gjitha ato ushqime që janë veçanërisht të pasura me lëndë ushqyese që ofrojnë sasi të mëdha të antioksidantëve, fitokimikave, vitaminave dhe mineraleve konsiderohen si superushqime.

Shumica e super ushqimeve janë me bazë bimore, por në listë janë edhe disa peshq dhe produkte të qumështit.

Por pse flitet kaq shumë? A sjellin vërtet super ushqimet përfitime për shëndetin dhe belin?
Përmbajtja e lartë e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në superushqime në fakt mund të ndihmojnë trupin të shmangë sëmundjet dhe të mbajë veten më të shëndetshëm.

Kur përfshihen në një dietë të ekuilibruar mirë, këto ushqime mund të nxisin shëndetin e zemrës, humbjen e peshës, përmirësojnë nivelet e energjisë dhe madje reduktojnë efektet e plakjes.

Antioksidantët që gjenden në shumë nga këto super ushqime mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit, ndërsa yndyrat e shëndetshme mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Fibrat mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit dhe problemeve të tretjes, ndërsa substancat fitokimikatet kanë përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Super ushqimet njihen gjithashtu për mbrojtjen e organeve nga toksinat, reduktojnë kolesterolin dhe rregullojnë metabolizmin.

LEXO EDHE:

Back to top button