Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

" "

Gazetare: Amila Rashiti

Tre deri në gjashtë muaj presin pacientët për operimin e gjurit dhe pjesëve të tjera të ekstremiteteve të poshtëm në rajonin e Ohrit. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, kjo pritje nuk është e madhe krahasuar me pritjet për operimet e ngjashme në vendet e rajonit. Për momentin, mbi 80 pacientë presin për një operim të tillë.

“ Tani duhet të them se aktualisht lista e pritjes është dy vjet, por varet se kur paraqitet pacienti. Është më mirë që qytetarët të mos presin deri në momentin e fundit për të parë një mjek sepse nëse vjen te mjeku me problemet e para, mund të presësh tre vjet pa probleme. “ Deklaroi Sasho Klekovski, Ministër i Shëndetësisë.

Lidhur me mungesën e mjekëve, Klekovski tha se po punohet për lehtësimin e procedurave për miratimin financiar dhe angazhimet e tyre gjatë kohës së studimeve. Klekovski nuk la pa përmendur edhe mundësinë e rikthimit të mjekëve që kanë dalë në pension, në disa reparte të caktuara kirurgjike.

“ Në përgjithësi, mendoj se mungon stafi mjekësor i nivelit të mesëm, ose më saktë, mungojnë infermierët mjekësorë, instrumentistët dhe stafi i ngjashëm. Unë jam i përfshirë aktivisht në qeveri dhe në Ministrinë e Financave në procedurën për zëvendësimin e pensionistëve. ” – Sashko Klekovski, Ministër i Shëndetësisë.

Duke folur për organizimin e spitaleve dhe departamenteve të theksuara, Klekovski shtoi se po punohet për një zgjidhje e cila sipas tij do ti jep fund mbipopullimit të sistemit shëndetësorë me punonjës administrativ./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button