Çmimet e karburanteve godasin buxhetet, qytetarët tregojnë shpenzimet mujore

" "

Përballja me shpenzimet e përditshme të udhëtimit brenda qytetit është kthyer në sfidë për buxhetin e shumë familjeve. Ndonëse për një pjesë të qytetarëve automjeti privat mbetet i domosdoshëm për të shkuar në punë dhe për të përmbushur detyrimet e përditshme, rritja e vazhdueshme e kostove po i detyron ata të rishqyrtojnë me kujdes çdo dalje nga shtëpia.

“E gjithë familja shpenzojmë rreth 1500 denarë, lëvizim brenda qytetit, kjo jo diçka më shumë. Këtë e llogaris gjithmonë si shpenzim. Çdo gjë që më duhet për të ardhur në punë dhe për t’u kthyer, kjo është më e rëndësishmja. Tjetër, asgjë. Unë nuk përdor autobus. Udhëtoj vetëm me veturë, sepse më nevojitet.” – Qytetar

“Diku 3000 denarë. Po e përdor shpesh. Me raste.” Deklaroi nje qytetar.

“Diku 50 euro. Sigurisht që ndikon. Në momentin kur nuk kam nevojë të përdor veturën, atëherë nuk e përdor, dhe kaq. Po, sepse duhet të shkoj me veturë. Kur nuk kam nevojë të shkoj me veturë, atëherë përdor transportin publik ose shkoj në këmbë.” – Qytetar

Ndryshimi i kostove të jetesës ka bërë që menaxhimi i shpenzimeve të udhëtimit të ndikojë drejtpërdrejt në organizimin e përditshëm të përdorimit të veturave. Ndikim të drejtpërdrejtë në këto shpenzime kanë çmimet e karburanteve. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, që nga 22 shtatori, benzina EUROSUPER BS-95 kushton 99 denarë për litër, benzina BS-98 kushton 101 denar, ndërsa dizeli 104,5 denarë për litër./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button