Mickoski në Asamblenë e OKB-së: Sistemi ndërkombëtar është i rrezikuar

" "

Gazetare: Ajnur Bafqari

Kriza e besimit në sistemin ndërkombëtar ishte një nga mesazhet kryesore të Hristijan Mickoskit në OKB. Kryeministri nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme në OKB, tha se fuqia në shumë raste po merr përparësi ndaj parimeve, ndërsa marrëveshjet vlejnë vetëm për aq kohë sa nuk ndryshojnë interesat. Për Mickoskin, kjo krizë prek veçanërisht shtetet e vogla. Si shembull, ai solli historinë e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se kompromiset për paqen dhe integrimin kanë pasur një kosto të lartë për vendin.

“Sot besimi në sistemin ndërkombëtar është i rrezikuar pikërisht për shkak të faktit se shumë njerëz me të drejtë ndjejnë se rregullat nuk vlejnë njësoj për të gjithë se fuqia ndonjëherë ka përparësi përpara parimeve, se obligimet janë të kushtëzuara se marrëveshjet zgjasin vetëm derisa interesat mbeten të pandryshuara. Për shtetet e vogla veçanërisht kjo është një botë e rrezikshme.. Nëse dikush dëshiron të sheh shembull për vend që disa herë është dorëzuar ndaj diçka që në aspekt natyral i përket si e drejtë bazë, diçka që shumica e marrin si të mirëqenë, mjafton të sheh në historinë e re të kombit tim…..Sollëm vendime shumë të vështira, ecëm përpara, edhe kur proceset zgjatën më shumë se një gjeneratë qytetarësh që do të mundej arsyeshëm të presë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Sa i përket integrimit evropian, kryeministri e cilësoi BE-në si shtëpinë e natyrshme politike, ekonomike dhe institucionale të Maqedonisë, por kërkoi që procesi të bazohet në merita, kritere të matshme dhe rregulla të parashikueshme. Ai nënvizoi se vendi nuk po kërkon rrugë të lehtë, por vetëm të rregulluar me rregulla, duke konfirmuar edhe njëherë orientimin e vendit drejt NATO-s, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Qytetarët e Maqedonisë e dinë ku përkasin, ne jemi aleat i NATO-s, SHBA-të janë partnerët tanë strategjik, ndërsa anëtarësimi i plotë në BE është synimi ynë strategjik. Këto nuk janë tre politika të ndara, janë një orientim gjeopolitik të themeluar mbi demokracinë, sigurinë kolektive, sundimin e së drejtës dhe ekonominë e hapur “, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Në fjalimin e tij, Mickoski u ndal edhe te rëndësia strategjike e Korridoreve 8 dhe 10, të cilat i paraqiti si mundësi për ta shndërruar pozitën gjeografike të Maqedonisë së Veriut në avantazh ekonomik dhe transportues./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button