SHBA pret bashkëpunim me Qeverinë e re të Kosovës, ja cilat janë prioritetet

" "

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për të “avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”. Njoftim i Ambasadës, i publikuar në rrjetet sociale, vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese tha se Qeveria e re, e udhëhequr nga Albin Kurti, është zgjedhur në mënyrë kushtetuese. Gjykata më e lartë në vend po ashtu qartësoi se deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë afat deri më 6 tetor që të zgjedhin presidentin e ri të vendit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button