Studentët e gjashtë universiteteve shtetërore dhe private dorëzuan në Ministrinë e Arsimit kërkesë për rritjen e subvencionit të shujtave studentore. Studentët thanë se kjo kërkesë është tashmë më së e nevojshme me rritjen e standardit
“Sot ne si studentë të Universitetit Nënë Tereza së bashku me 6 universitete tjera dorëzuam të RMV dorëzuam kërkesën tonë për rritjen e shumës së shujtës studentore drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,k ërkesat tona janë të arsyeshme në bazë te rritjes së çmimeve dhe inflacionit,shuma që është bërë atëherë 140 ka qenë me standardin e atëhershëm, kostot e studentëve jaë rritur dhe studentët po ballafaqohen me vështirsi financiare.”Kërkesa jonë, nuk kemi dashur të teprojmë dhe kemi kërkuar një shumë reale që është 200 denarë në ditë, gjegjësisht 1200 në javë.” – Besar Sejdiu-Kryetar i unionit studentor UNT.
“Ne synojmë pranimin e kërkesës sonë nga Ministria e Arsimit, sepse me rritjen e subvencionit për ushqimin studentor rritet edhe standardi studentor dhe kështu përmirësohet edhe standardi i gjithë shoqërisë, pasi studentët janë e ardhmja e shtetit.” – Sinkron Angela Vasiljevska-Kryetare e unionit studentor USHKM.
E pyetur nga Alsatn për kërkesën e studentëve, Ministrja Janevska tha se do t’i shqyrtojë të njëjtën.
“Patjetër që do t’i shqyrtojmë me vëmendje iniciativat e studentëve, ashtu si të gjitha deri më tani, dhe pas atij shqyrtimi të kujdesshëm do të përgjigjemi brenda mundësive tona. Do të duhet të bëhet një analizë dhe më pas, si gjithmonë, do t’ju përgjigjemi si studentëve ashtu edhe opinionit publik.” – Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.
Aplikimi për shujtat studentore do të mund të realizohet në fillim të çdo muaji, nga data 1 deri me 5 deri në fund të vitit akademik. Studentët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të rregullt në ciklin e parë dhe të dytë në universitetet shtetërore ose private dhe të mos kenë të ardhura më të mëdha se paga neto minimale./Alsat.mk








