136 shoferë të sanksionuar në Shkup, 65 për shpejtësi tej normave të lejuara

136 shoferë të sanksionuar në Shkup, 65 për shpejtësi tej normave të lejuara

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme (31.07.2022) në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 136 masa, nga të cilat 65 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 14 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.

Shtatë masa janë vendosur për automjetet e paregjistruara, gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për drejtuesit fillestarë, tre sanksione për mjetet me defekte teknike në transportin publik.

LEXO EDHE:

Back to top button