14 të vrarë dhe mbi 40 të plagosur nga sulmet ajrore në Siri

14 të vrarë dhe mbi 40 të plagosur nga sulmet ajrore në Siri

Të paktën 14 të vrarë dhe mbi 40 të plagosur nga sulmet ajrore në Siri. Sipas medias shtetërore siriane, Izraeli ka sulmuar disa zona të Sirisë. Por, nga ana tjetër, Izraeli nuk ka reaguar për akuzën për sulmet. Sulmet ajrore në Siri kanë dëmtuar një autostradë, ka përhapur zjarre, disa qendra ku janë të stacionuar ekspertë iranian që zhvillojnë armë në Siri si dhe ka shënjestra qendra për kërkime shkencore. Mediat lokale kanë raportuar, gjithashtu, për sulme rreth qytetit bregdetar, Tartous. Izraeli ka kryer qindra sulme mbi objektivat brenda pjesëve të Sirisë të shkatërruara nga qeveria gjatë viteve të fundit. Sulmet shpesh synojnë forcat siriane ose grupet e mbështetura nga Irani. Izraeli është zotuar për të parandaluar shtrirjen e Iranit në Siri, sidomos për faktin se Siria përbën rrugë kyçe për Iranin për transportim të armëve te grupit militant i Libanit, Hezbollahu. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button